Ekonomia turke u rrit me 5.2% në tremujorin e dytë dhe pritet të vazhdojë ngadalësimin në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që vendi përballet me një krizë të valutës.
Gjatë 15 viteve në pushtet, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka arritur një rritje të fortë ekonomike, por tashmë po përballet me sfida si kriza e valutës, që është shkaktuar pjesërisht nga influenca e tij në politikat monetare.
Lira turke mbeti e qëndrueshme në 6.4550 kundër dollarit pas publikimit të të dhënave. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me një normë prej 0.9% nga tremujori i parë, sipas të dhënave të institutit turk të Statistikave. Në vitin 2017, ekonomia u rrit me 7.4%.
Rritja në tremujorin e dytë u nxit kryesisht nga kërkesa e brendshme, por sipas Ministrit të Financave, Berat Albayrak, ngadalësimi në konsum dhe investime do të bëhet më i dukshëm në pjesën e mbetur të vitit.
Investitorët presin një rritje të normave të interesit gjatë muajit, por sipas analistëve, përmasa me të cilën banka do të ndërhyjë, do të jetë e rëndësishme. Inflacioni u rrit në 18% në muajin Gusht, që është niveli më i lartë që prej vitit 2003, duke bërë që institucioni të sinjalizojë ndërhyrjen.
Në tremujorin e dytë, sektori i bujqësisë u tkurr me 1.5%, industria pati rritje me 4.3%, ndërtimi me 0.8% ndërsa shërbimet u zgjeruan me 8%. Sipas projeksioneve të analistëve, ekonomia pritet të rritet me 3.3% për të gjithë 2018-ën. /Telegrafi/
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit