Derisa ende kanë mbetur mister motivet e vrasjes që ndodhi një javë më parë në institucionin me sigurinë më të lartë në vend, në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Komisioni për Mbikëqyrjen e kësaj Agjencie kërkon informacione konkrete dhe përgjegjësi nga krerët e AKI-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Një javë pas vrasjes së punëtorit të bufesë Isa Sejdiut nga zyrtari i sigurimit të brendshëm në AKI, në objektin e kësaj agjencie, Valon Ibërdemaj, Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së do të kërkojë llogari nga përgjegjësit e këtij institucioni për ngjarjen tragjike që ka ndodhur brenda objektit.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, i ka thënë gazetës “Zëri” se nuk mund të deklarohet rreth vrasjes që ka ndodhur në këtë institucion pasi është në pritje të raportimit të inspektorit.
“Të mërkurën e kemi mbledhjen e Komisionit Parlamentar, ku kemi ftuar inspektorin për të na raportuar për ngjarjet që do të zhvillohen dhe pika e parë e rendit të ditës do të jetë kjo temë. Derisa të përfundojë mbledhja nuk mund të shtoj asgjë rreth këtij rasti”, është shprehur Musliu.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë