Diskutohen premisat mbi të cilat dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet

07:01 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Humbësja e Madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”.

Kjo Tryezë Diskutimi do të mbahet sot ka për qëllim të vë në diskutim premisat mbi të cilat dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet, si dhe të identifikoj parimet që duhet përcjellur stategjinë e Kosovës në këtë proces.

Për më tepër, në këtë diskutim panelistet do fokusohen në analizimin e ideve të shkëmbimit të territoreve, të mundësisë së zhvillimit të dialogut pa përfaqësimin e shumicës së partive politike shqiptare, të mandatit kushtetues të Presidentit për të udhëhequr dialogun, i vetëm, dhe për pasojat e përhershme që ky proces do ketë për Kosovën.

Ndër të tjera, panelistët do vënë në spikam mungesën e kordinimit të institucioneve të Kosovës me aktorët relevant politik në ShBA, Gjermani dhe në Francë, si një prej parakushteve që garantojnë marrëveshje të favorshme për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme