Çfarë vitaminash përmban karrota

01:42 | 11 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Karotat janë të pasura me beta karotën, vitamina A,B,C,K dhe E.

Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për t’u mbushur plot energji, pikërisht me konsumimin e tyre.

Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.

Përbërësit

2 karota

1 nektarinë

2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)

1 kivi

3 lugë kos

Përgatitja

Në fillim lajmë karotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qërojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme