Dita shpesh mund të jetë e ngarkuar me orare të zgjatura pune duke bërë që dhe një ditë më pas për shkak të lodhjes të mos jemi në gjendjen tonë më të mirë.
Privohemi nga orët e plota të gjumit, për të përmbushur detyra të tjera që na dalin gjatë ditës , duke mos e kuptuar çfarë dëmi i shkaktojmë vetes. Mungesa e gjumit shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, dhe pamja e jashtme është ajo që i reflekton të gjitha !
Qeska të fryra, çehre e zbehtë, buzë të thata e të çara ! Megjithatë jo të gjithë janë në këtë gjendje në mengjes, pasi disave u shkëlqen fytyra sikur të kishin fjetur 10 orë. Këto femra , mund të kenë fjetur edhe më pak ore, por kanë disa sekrete për një gjumë cilësor.
Produktet kozmetike
Kushtojini rëndësi produkteve kozmetike që përdorni në mbrëmje. Përqendrohuni tek hidratimi i lëkurës, e përdorni serume! Ato me bazë acid Hyaluronic apo me acide alfa-hidroksi do të rigjenerojnë në nivel qelizor lëkurën tuaj. Këllëfët e jastëkut prej mëndafshi janë gjithashtu të rekomanduar nga dermatologia pasi minimizojnë çdo acarim shtesë në fytyrë dhe parandalojnë shpupuritjen e flokëve.
Maska
Dermatologët rekomandojnë të bëni maska të ndyrshme 3 herë në javë. Këto të fundit mund të jenë sipas nevojave tuaja. Mund të përdorni maska hidratuese, ushqyese, kundër njollave etj. Maskat e përgatitura në kushte shtëpie janë gjithashtu të shkëlqyera. Ju mund të përgatisni maska me bazë mjalti, kosi apo veze.
Frutat
Frutat janë miniera vitamnish e minerale ! Të gjitha lëndë ushqyese të domosdosshme për lëkurën tuaj. Lëkura shkëlqen nga brenda jashtë, ndaj është detyra juaj ta ushqeni atë ! Hani ushqime të pasura me me acide yndyrore dhe antioksidantë !/Living
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza