Google ADS

Mjaft e ndaluat burrin që të pijë, dehuni me të dhe jetoni të lumtur

23:47 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur. Botuar në Revistat e Gerontologjisë, hulumtuesit donin të shihnin nëse kishte lidhje midis të pirit dhe lumturisë martesore, veçanërisht në mesin e çifteve të vjetra. Gratë që raportuan se shoqëronin bashkëshortin dhe nuk e ndalonin të pinin alkool kishin treguar nivel më të lartë të lumturisë dhe një cilësi më të lartë të marrëdhënies. Për ta parafrazuar këtë, në thelb zbuluan se nëse çiftet pinë së bashku në sasi të moderuar, ata janë më të lumtur. Por nëse vetëm njëri prej tyre konsumon alkool, përfundimet nuk janë të njëjta. Gjetjet e hulumtimit nënvizuan rëndësinë e të pirit në çift.

Për të kryer studimin, ata analizuan 4,864 pjesëmarrës të martuar për rreth 33 vjet. Dr. Kira Birditt foli për Reuters rreth studimit:

Studimi tregon se nuk bëhet fjalë për sasinë e alkoolit që konsumon, por për kohën cilësore që kalon me personin! Nuk na sugjerohet që njerëzit të pijnë më shumë ose të ndryshojnë mënyrën se si pijnë, por të kalojnë më shumë kohë bashkë sepse Birditt vazhdoi të spekulonte se bashkëshortët kanë një ndikim të fuqishëm mbi njëri-tjetrin, duke i dhënë idenë se nëse dikush do të ndalonte të pinte, tjetri duhet të ndalohjë absolutisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme