Presidenti i SHBA Donald Trump mori një letër nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duke kërkuar një takim të dytë dhe Shtëpia e Bardhë tashmë po shqyrton planifikimin për këtë takim, tha të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.
Të dy udhëheqësit kanë diskutuar programin bërthamor të Koresë së Veriut që nga takimi i tyre i paprecedent i 12 qershorit i cili është kritikuar për të qenë i shkurtër në hollësitë konkrete se si dhe nëse Kim është i gatshëm të heqë dorë nga një program i armëve bërthamore që kërcënon Shtetet e Bashkuara.-përcjell arbresh.info
Trump u tha gazetarëve të premten se një letër personale nga Kim ishte në rrugë. “Ishte një letër shumë e ngrohtë dhe shumë pozitive,” tha Sanders në një konferencë.
“Qëllimi kryesor i letrës ishte që të kërkohej planifikimi i një takim tjetër me presidentin të cilin ne jemi të hapur dhe tashmë jemi në procesin e koordinimit të kësaj,” tha Sanders.
Sanders u tha gazetarëve se letra tregoi “një angazhim të vazhdueshëm për t’u përqëndruar në çnuklearizimin e gadishullit”. Ajo tha se një paradë ushtarake në Phenian në të dielën ishte “një shenjë e besimit të mirë”, sepse nuk përmbante ndonjë raketë bërthamore me rreze të gjata./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?