Qytetarët e Kosovës duhet të luten që të mos kenë asnjë fatkeqësi natyrore e të mos flasim për gjendje lufte, sepse në një rast të tillë rezervat ushqimore që Kosova i ka në dispozicion janë të mjaftueshme vetëm për 5 orë, apo vetëm 20 ditë për 20.000 banorë. Në rezerva shtetërore nuk ka barna, bënë të ditur KosovaPress.
Qeveria e Kosovës, prej rezervave shtetërore ka siguruar produkte të grurit për 20 ditë, kurse artikuj tjerë ushqimor sigurohen vetëm për 15 mijë banorë, ndërsa nafta dhe derivatet e saj 3 ditë të importit të përgjithshëm vjetor.
Artikuj tjerë jo ushqimor të propozuar në listë janë planifikuar për nevojat e 20 mijë banorëve. Mirëpo, në listën e mallrave rezervë nuk bëjnë pjesë barnat, edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kjo listë e mallrave me barna pritët të shtohet nga viti 2016.
Udhëheqësi i Departamentit të Rezervave Shtetërore në kuadër të MTI-së, Ekrem Avdyli, thotë për KosovaPress, se prej rezervave shtetërore janë të përqendruar në produkte ushqimore, por jo edhe me listë esenciale të barnave. Ndërsa, sipas tij, Kosova mund të qëndroj vetëm 20 ditë nga rezervat shtetërore për të gjithë popullatën me grurë, kurse me pr odukte të tjera ushqimore rezervat janë për 15 ditë dhe vetëm për 20 mijë banorë.
“Departamenti i Rezervave Shtetërore të Mallrave në bashkëpunim me përfaqësuesit e ministrive të linjës kanë vendosur këto kritere për sasitë e produkteve të rezervës shtetërore. Gruri 20 ditë për nevojat e konsumit për gjithë popullatën, bazuar në nevojat vjetore për miell, bukë, dhe të ngjashëm, sheqeri 15 ditë për nevojat e konsumit për 20 mijë banorë. Artikuj tjerë ushqimor sigurohen për 15 mijë banorë nga konsumi i përgjithshëm vjetor. Nafta dhe derivatet e saj 3 ditë të importit të përgjithshëm vjetor”, tha Avdyli.
Artikujt tjerë joushqimorë të propozuar në listë janë planifikuar për nevojat e 20 mijë banorëve.
Rezervat shtetërore të mallrave përbehen nga disa produkte, për të cilat MTI ka konsideruar se janë të rëndësishme për momentin fillestar, që të krijohen. Në bazë të planit strategjik dhe programit vjetor për rezervat shtetërore të mallrave, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës dhe lloji i produktit, ku shtetet i ndajnë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.
Lista esenciale e barnave në listën e mallrave rezervë ende nuk është bërë, por kjo pritet të ndodhë në vitin 2016.
“Jemi të përqendruar në grurë, miell, oriz, sheqer, konserva mishi, konserva peshku, vaj, marmelatë,dhe kripë… Kurse, nga produktet joushqimore, kemi derivate të naftës, atë në një sasi të konsiderueshme p? ?r ndonjë nevojë emergjente, ndërsa nga viti 2016 kemi planifikuar të fusim në program vjetor për furnizim edhe listën esenciale të barnave dhe materialit shpenzues si dhe produktet e higjienës”, tha Avdyli.
Për Avdylin sipas ligjit në fuqi, vendndodhja e mallrave rezervë është sekrete, dhe kjo është e përcaktuar me ligjin në fuqi për mallrat rezervë.
“Të gjitha rezervat e mallrave janë të vendosura tek operatorët ekonomik privat, por që sipas planit strategjik dhe programit vjetor, vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet sekret shtetëror.”, tha Avdyli.
Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë për KosovaPress se ligji aktual nuk i trajton rezervat shtetërore në kuptimin që ato të jenë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë dhe p? ?r tërë popullatën. Këto nuk mund të llogariten se janë rezerva të luftës apo rezerva të periudhave më të rënda.
Ai dyshon në saktësinë e këtyre të dhënave, sepse, sipas tij, nuk ka evidencë të përhershme.
“Unë dyshoj tek saktësia e të dhënave, për shkak se nuk ka një evidencë të përhershme, nuk ka një raportim të rregullt dhe nuk ka një mbikëqyrje të vazhdueshme të situatës me rezervat.”, tha Rexhepi.
MTI duhet çdo vit të raportojë lidhur me gjendjen e këtyre mallrave, si dhe për nivelin apo mundësitë e monitorimit të tyre. Meqenëse një sasi e ushqimit ruhet me vite të tëra në kushte jonormale atëherë, sipas Rexhepit, ajo nuk mund të trajtohet rezervë, por mu nd të jetë vetëm një mall i gatshëm për mbeturina.
Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, në një deklaratë për KosovaPress-in, shprehet i habitur se si mallrat rezervë janë aq të pa mjaftueshme. Sipas Kaçanikut, rezervat për 20 mijë banorë nuk mjaftojnë për më shumë se 5 orë për gjithë popullatën.
“Tani kemi informata se gjoja rezervat janë të mjaftueshme për 20 ditë, por çuditërisht për një modul prej 20 mijë banorëve. Nëse këtë 20 mijë e përpjesëtojmë me 2 milionë banorë na del që rezervat shtetërore hë për hë Republika e Kosovës i ka vetëm për 5 orë”, tha Kaçaniku.
Ai shpreh brengën e tij se lista e mallrave rezervë nuk është komplete dhe nuk bëjnë pjesë barnat, që sipas tij edhe po qe se do të bëhet kjo në vitin e ar dhshëm do të ketë manipulime, sikurse me mallrat tjera për nga cilësia dhe përzgjedhja e operatorëve ekonomikë.
“Ne nuk mund të themi se do ta kemi më mirë nëse në rezervat shtetërore hyjnë edhe medikamentet, sepse kemi frikën që dallaveret do të hyjnë edhe aty… Edhe këto depozita janë të sigurta aq sa veprojnë ligjet… dhe në këtë rast ne kemi 40 për qind garanci”, tha Kaçaniku.
Ndryshe, ripërtërija e këtyre produkteve bëhet sipas marrëveshjes apo kontratës trevjeçare që është arritur ndërmjet MTI-së dhe operatorëve ekonomikë, të cilët deponojnë mallrat rezervë. Operatorët ekonomikë privatë janë të obliguar me shpenzimet e veta, në bazë të kontratës që t’i fres kojnë produktet dhe në momentin e skadimit të afatit të kontratës ata janë të obliguar që tërë sasinë e produkteve t’ia dorëzojnë MTI-së ashtu siç i kanë pranuar produktet brenda afateve.
Departamenti i rezervave shtetërore është krijuar në vitin 2011, ndërsa bazat e para për të filluar furnizimin me produkte kanë filluar me rastin e intervenimit në fshatin Restelicë të Dragashit në vitin 2012.
Në mungesë të një deponie shtetërore për rezerva, Kosova po i ndjek praktikat edhe të shteteve tjera që rezervat shtetërore të ruhen apo deponohen tek operatorët ekonomikë privatë. Me vendim të Qeverisë operatorëve ekonomikë privatë të cilët i kanë në posedim apo në ruajtje rezervat shtetërore të mallrave nga totali 100 për qind sa kanë ata të deponuar, iu lejohet 30 për qind që ta qarkullojnë në mënyrë që t’i kompensojnë shpenzimet e veta ditore apo mujore. Dhe nga 15 dhjetori i vitit vijues deri 31 dhjetor bëh et regjistrimi i të gjitha mallrave.
Operatorët ekonomik janë të obliguar që sasinë totale ta kenë në depo.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...