Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mesazhet që përcolli Vuçiq gjatë kësaj vizite ishin ” Lamtumirë Ujman…lamtumirë molla e kuqe”.
Ai ka thënë se nuk ka qenë rastësi zgjedhja e ekipit negociator në bisedime me Serbinë në krye me Fatmir Limajn, si dhe thirrja e seancës së jashtëzakonshme për të përcaktuar platformën e bisedimeve me Serbinë, ku sipas Kelmendit edhe këtu është luajtur me numra ku pozita u tërhoq dhe jorastësisht.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Ujman !?… Lamtumirë Molla e kuqe !?… Këto janë mesazhet e vizitës së Vuçiqit në Kosovë
Lojërat politike në dëm të vendit
Kuvendi i Kosovës i përgjysmuar, as pozita, as opozita nuk po e kanë fuqinë e duhur politike në këtë kuvend dhe në këtë situatë ishte dashur që presidenti ti kërkoj qeverisë të vendos në votbesim vetvetën para Kuvendit dhe nëse qeveria e merr shumicën e thjesht atëhere Qeveria do te merrte legjitimitet. Derisa sa kjo nuk ndodhë, një pozicion i tillë çfarë është tani, nuk i garanton legjitimitet qeverisë dhe kjo shihet edhe nga rastet në vijim;
Rasti i parë, zgjedhja e ekipit negociatorë në bisedime me Serbinë. U propozua formimi ekipi negociatorë me strukturën komplete nga partitë në pushtet por munguan votat për ta fuqizuar ekipin me z. Limaj, jo rastësisht.
Rasti i dytë, thirrja për mbledhje të jashtëzakonshme për të përcaktuar platformën e bisedimeve me Serbinë nga ana e opozites. Edhe këtu u luajtë me numra në atë formë që një pjesë e pozitës e përafrojë kijimin e forumit, ndërsa të nesërmen kur veç u krijua mundësia, pozita u tërhoq, dhe kjo jorastesisht.
Këto pra nuk janë rastësi, kjo është një lojë poltike që po tregon se presidenti edhe pse nuk është unifikues i politikës vendore, po luan rolin vendimtarë, duke mos lejuar kalimin që grupi negociatorë të krijohet e ky mos të jetë udhëheqes i grupit dhe në anën tjetër nuk e lejojë opozitën të përcaktoj platformen. Me këto veprime presidneti, po tregon fuqinë politike me të cilën shumicës së liderëve politik po ju bënë obstruksione. Pra, presidenti qenka ai i cili ka mundësi të shkarkoj qeverinë kur të dëshiron. Dihet se në rast se do kishte kaluar në kuvend secili nga opsionet e propozuara qeveria veç do të binte mënjëherë.
Pas këtyre zhvillimeve dhe situatave të krijuara, lind pyetja, Si ta formojmë grupin negociator dhe platformën e bisedimeve!?
Kjo mundë të ndodhë vetëm nëse presidenti mundëson në forma të ndryshme që liderët politik ta mbeshtesin, por njëkohësisht edhe ti japin mundësinë e negociatave pa platformë. Por, platforma për negociata të jetë mbështetja dhe sygjerimet e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti SHBA-ve. Në të kundërtën po del se presidenti me obstruksionet e veta do vazhdojë të negociojë dhe të mbajë gjendjen në Parlamentin e Kosovës në formë kaotike duke mos pasur mundësi të sjelllë asnjë vendim në lidhje me negociatat, grupin negociatorë dhe platformën. Në këtë variant tani problem qëndron se bashkësia ndërkombëtare po vrojton e heshtur duke mos reaguar që të shohi aftësite politike të liderëve për të ndaluar këtë obstruksion apo për të zgjedhur këtë obstruksion politik. Në këtë mes, ka edhe një mundësi tjetër, e që është se Bashkësia Ndërkombëtare në njëfarë forme edhe po e mbështet presidentin në bisedime meqë nuk ka emër tjetër në tryezë të unifikuar nga pozita dhe opozita. Zgjidhja e vetme këtu po del të jetë tani për tani, ai proverbi popullor, ‘prej dy të këqijave zgjidhe më të voglën’.
Tryezat e bisedimeve apo që në historinë tonë njihen si Konfererncat, odat e bisedimeve, kanë për qëllim që të zgjedhin kërkesat e palëve në tryezë, ku palët në to, parashtrojnë kërkesat e tyre të artikuluara dhe mbështetura me fakte të cilat janë për të mirën e qytetarëve dhe zgjedhin mosmarrëveshjet shekullore që mund ti kenë. Nisur nga ky realitet i pasqyruar, unë mendoj që ne kemi shumë kërkesa për të parashtruar por disa kanë vendosur që nuk ka levizje kufinjësh dhe kjo ide na ka varfëruar platformat dhe idetë e kërkesave të arsyeshme per te rritur territorin e Kosovës dhe futjen në këtë territor të të gjitha viseve për të cilat mendojmë se janë pjesë funksionale e Kosovës, siç janë, Medvegja, Bujanoci, Presheva dhe … Molla e kuqe (e cila shpesh herë na këndohet në këngë, sikurse edhe ajo tjetra, ‘Jo nuk ndahet Mitrovica dhe Çakorri e që ende gjenden jashtë Kosovës). Pra në tryezë duhet të jenë edhe Ujmani, Trepça, shkritorja e cila plotëson funksionalitetin e Trepçës. Pra me këto plotësohet tryeza e negocimit nga ana e Kosovës. Nga pala tjetër nuk kam njohuri çfarë kanë kërkesa, por edhe ato do të dihen, në këtë mënyrë po citoj disa fjalë që janë folur tani se nga tryeza e negocimeve duhet të dalin dy palët e pakënaqura. Duke u bazuar në historinë e konferencave të Berlinit, Parisit etj. Edhe odat histroike në Kosovë, kur kanë sjellur vendime apo kanë ndarë pleqni, palët në tryezë kanë dalë të pakënaqura, por mundë tju themi se referuar nga historia se si konferencat apo odat nga ndarja e pleqnisë, gjithnjë kanë marrë anën e të fortit, anën e interesit më të madh dhe anën që vendimi do zë vend dhe rreziku i kësaj tryeze do jetë me rezultat; të pakënaqur të dyja palët por nga të cekurat më lartë Kosova do jetë më e pakënaqura.
Njerëzit e memçur mësohen në gabimet e të tjerëve. /arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...