Google ADS

Disa të vrarë nga sulmi në selinë e naftës në Tripoli

17:23 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info
Një grup i armatosur sulmoi selinë në Tripoli të Korporatës Kombëtare të Naftës së Libisë.

Forcat e sigurisë u përleshën me persona të armatosur në qendër të kryeqytetit, ndërsa u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, thanë dëshmitarët.

Një zyrtar i sigurisë tha se së paku dy pjesëtarë të stafit dhe dy persona të armatosur janë vrarë në sulm.

Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara njoftuan se është arritur armëpushim midis milicive në konflikt.

Një qeveri e mbështetur nga Kombet e Bashkuara është në pushtet në Tripoli, por milicitë kontrollojnë pjesën më të madhe të territorit të vendit.

Nuk është ende e qartë se kush e kreu sulmin në Tripoli.

Sektori i naftës i Libisë, i cili është shumë i rëndësishëm për ekonominë, është përfshirë vazhdimisht nga dhuna që nga koha kur sunduesi libian, Muamar Gadafi, është rrëzuar nga pushteti në vitin 2011.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme