Dhimitër Vangjeli (8 shtator 1872 – 1 prill 1957), nga Prodani i Kolonjës, është një emër thuajse i panjohur në historinë e fotografisë shqiptare. Por, fotot e tij gjenden të pasqyruara në botimet e rëndësishme të kohës.
Në regjistrat tregtare të fillim shekullit të XX, Kolonja nuk rezulton të ketë pasur ndonjë fotograf. Vangjeli ishte i regjistruar si sheqerxhi. Megjithatë, është gjetur tabela e dyqanit të tij ku shkruhet “Hëmbëltore, orëndreqës dhe fotografia”. Pra, në sajë të pasionit për fotografinë, e shndërroi dyqanin në një laborator fotografik, por jo në studio. Me aparatin fotografik në krah, regjistronte momente të veçanta në të gjithë fshatrat e Kolonjës, që nga lindjet, pagëzimet, martesat e deri te ceremonitë mortore.
Në fundin e viteve 1960, një fond prej 1300 fotosh u mor në ruajtje nga bashkia pasi rrezikonte të shkatërrohej.
Megjithatë, nuk u regjistrua si fond në inventarët e muzeut apo bashkisë dhe askush nuk e vlerësoi apo studioi, kështu që mbeti i mbyllur në një valixhe të vjetër dhe arkë municionesh duke u njohur vetëm nga një grup i vogël njerëzish.
Kaloi shumë kohë sa u përhapën legjenda nëse ekzistonte vërtetë arkivi apo jo.
Foto janë publikuar më vonë në albumin ‘Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit”. /27/Telegrafi/
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi
Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë në Gjermani, autor...
Gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Pro...