Bisedimet në mes liderëve të Japonisë dhe Rusisë duke shkuar drejt traktatit të paqes

16:57 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka thënë të hënën se bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin janë duke shkuar drejt një traktati të paqes.

Abe, pas takimit me Putinin në Vladivostok, ka thënë se kreu i forcave të vetë-mbrojtjes së Japonisë do të vizitoj Rusinë në tetor, raportoi Reuters përcjell arbresh.info

Rusia dhe Japonia nuk kanë nënshkruar një traktat të paqes që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me ishujt e Paqësorit të Rusisë, Kurilët e Jugut. Ishte gjithashtu e rëndësishme të zgjidhej problemi i kidnapimit të qytetarëve japonez në Korenë Veriore. Abe ka thënë se në këtë çështje ka mbështetjen e Putinit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme