Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim drejtorin aktual të Thesarit Rajonal të Ambasadës së Francës në Sofje, Jean Marie Demange, drejtoreshën në ardhje, Florence Dobelle dhe Joseph Giustiniani, atashe për bashpëpunim në Ambasadën e Francës në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, vecanërisht në atë bankar.
Sipas njoftimit për media Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit se “sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe se zhvillimet pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik”.
Nga ana tjetër drejtuesit e Thesarit Rajonal të Ambasadës së Francës në Sofje kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik të vendit./Arbresh.info
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...