Grabitje e armatosur në pikë të ditës

14:25 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Persona të panjohur, nën kërcënimin e armëve, në mes të ditës kanë arritur të grabitin një filial për transfere të parave në Podujevë.

Të dyshuarit, pas kryerjes së veprës kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes me një shumë të parave të grabitura.

Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes ku është duke hetuar rastin.

Rastin për Indeksonline është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Prishtinës.

“Policia është duke u marrë me hetimin e grabitjes dhe deri më tani nuk ka persona të arrestuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme