Google ADS

“Portugalia e fortë me apo pa Ronaldon”

10:58 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Portugalia dhe Italia do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45 në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në një deklaratë për media, trajneri i Italisë, Mancini, ka shprehur mendimin e tij rreth kundërshtarëve, të cilët paraqiten pa yllin kryesor Cristiano Ronaldo

Mancini ka thënë se Portugalia është kundërshtarë i fortë me apo pa Ronaldon.

“Portugalia ka fituar evropianin e fundit. Ata janë më të fortë kur Ronaldo luan, por, edhe kur Ronaldo nuk luan, ata janë skuadër e frikshme me shumë lojtarë të mirë teknikisht” ishin fjalët e trajnerit.

Italia e hapi kampanjën e Ligës së Kombeve me një barazim të mundimshëm ndaj Polonisë (1:1).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme