Google ADS

Fjalët prekëse të mërgimtarit për politikanët e Drenicën

10:13 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Pas vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë, dhe tentimit për të hyrë në fshatin Banjë të Skenderajt kanë reaguar edhe mërgimtarët.

Një mërgimtar ka postuar një video në Facebook, përmes së cilës ka akuzuar të parin e vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj se pse ia kanë lejuar vizitën, shkruan Express.

Përmes një video në Facebook, një mërgimtar ka fajësuar krerët e shtetit se nuk e kanë penguar Vuçiqin të vijë në Kosovë. Ai ka thënë se që të dy, Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj do të mund ta pengonin atë.

Videoja është bërë virale dhe është shpërndarë mijëra herë nga përdorues të Facebook-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme