Prej sot zyrtarisht fillon fushata për referendumin e ardhshëm, në të cilin qytetarët më 30 shtator duhet të deklarohen nëse janë për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Bartës i fushatës është Kuvendi i Maqedonisë, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të premten paralajmëroi se do ta zhvillojnë fushatën në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykime dhe me respektimin e dëshirës së çdo qytetari.
“Qëllimi ynë është që në mënyrë të detajuar t’i informojmë qytetarët për fotografinë e madhe, për përfitimet nga anëtarësimi ynë në NATO dhe në BE, i cili nënkupton vetëm kufij të mbrojtur, politikë të jashtme mbrojtëse dhe rrugë të hapura për qytetarët tanë, përmes anëtarësimit nënkupton më shumë investime të huaja, vende të punës, treg të madh për plasimin e prodhimeve, më shumë mundësi për arsim dhe avancim të gjeneratave të reja dhe njëkohësisht edhe qeverisje të plotë më të drejtë, shtetit juridik, si dhe reforma në gjyqësi dhe në të gjitha sferat e jetës sociale”, tha Xhaferi në konferencën për shtyp, ditën e premte.
Ai ju bëri thirrje pjesëmarrësve në fushatë të sillen në mënyrë adekuate, korrekte, dinjitoze me qëllim që qytetarët më 30 shtator ta sjellin vendimin e vërtetë.
Në fushatën e Kuvendit do të përfshihen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, në përjashtim të OBRM-PDUKM-së opozitare e cila e njoftoi Xhaferin se nuk do të marrë pjesë në fushatë dhe se kërkon që mjetet të shpenzohen për qëllime të tjera.
Kuvendi do të marrë me qira hapësirë në 65 media të cilat deri më 10 gusht kishin dorëzuar çmimoren deri te KSHZ-ja për referendumin. Plani mediatik, tha Xhaferi, do të publikohet në web-faqen e Kuvendit dhe deputetët fushatën do ta realizojnë në televizionet dhe radiot dhe për shfaqjen e qëndrimeve të tyre do të kenë nëntë minuta deri në një orë.
Deputetët sipas vullnetit të lirë do të mund që qëndrimet e tyre të referendumit t’i shfaqin edhe në njësitë e tyre zgjedhore, ndërsa siç tha Xhaferi, nuk ka pengesë në këtë fushatë që të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe partive politike, por përsëriti se kjo duhet të bëhet me mjete individuale.
Gjatë fushatës nuk pritet të mbahen seanca plenare në Kuvend, por kryetari i Parlamentit nuk e përjashton mundësinë që të ketë edhe seancë tjetër urgjente nëse ka nevojë për këtë.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...