Kur jeni shtatzënë, trupi juaj i nënshtrohet ndryshimeve të shumta, që të jetë në gjendje të mbajë fëmijën që po rritet brenda jush.
Pra, është e rëndësishme të kuptoni se mund të mos jeni në gjendje të bëni të njëjtat gjëra që keni bërë para se të mbeteni shtatzënë. Një nga gjërat që duhet të eleminoni është ngritja e peshave të rënda.
Rreziqet
Abort dhe lindje e parakohshme: Nëse shtatzënia juaj konsiderohet me rrezik të lartë bisedoni me mjekun tuaj para se të ngrini pesha të rënda. Christopher Chong, një obstetër-gjinekolog shpjegon se nëse nëna ka gjakderdhje në shtatzani, mpiksjet e gjakut duhet të formohen mirë që të ndalojnë gjakderdhjen. Mirëpo ngritja e objekteve të rënda e pengon këtë dhe në 3-mujorin e parë mund të shkaktojë abort.
Dëmtimi i legenit: Ngritja e shpeshtë e peshave të rënda mund të shkaktojë një tendosje dhe të dëmtojë legenin, duke çuar në rritjen e rreziqeve të mosmbajtjes së urinës.
Rrëzimi: Kur jeni shtatzanë, qendra juaj e gravitetit tani është zhvendosur, gjë që mund t’ju çojë në humbje të ekulibrit, sidomos kur përkuleni për të marrë peshat e rënda. Rrëzimi gjatë shtatzanisë është i rrezikshëm si për nënën ashtu edhe për fëmijën.
Tendosja e shpinës: Barku shtatzënë shton një tendosje në pjesën e shpinës dhe shumë nëna nuk kanë qëndrim të mirë, qoftë në këmbë, qoftë ulur. Peshat do ta theksonin këtë problem.
Cila peshë konsiderohet e rëndë? Deri në javën e 24 të shtatzanisë lejohet të ngrini pesha deri në 11 kg. Por duhen marrë parasysh një sërë faktorësh si hipertensioni, dhimbjet e shpinës, nëse nëna ka ushtruar fitnes më parë etj.
Teknikat e duhura të ngritjes
* Sigurohuni që këmbët të jenë të qëndrueshme përpara se të merrni një objekt;
* Shtrëngoni muskujt e barkut dhe të legenit;
* Ngrini objektin ngadalë duke përdorur muskujt e këmbëve;
* Bëni hapa të vegjël dhe të ngadaltë;
* Kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...