Google ADS

Stefanoviq: Veseli ka probleme me dëgjim ose përkthim

08:39 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Është e pabesueshme që pas vizitës në Kosovë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë së cilës ai dërgoi ekskluzivisht mesazhe paqësore, lajmërohet Kadri Veseli që të thotë se Presidenti ka dërguar mesazhe lufte në Gazivodë.

Kështu ka thënë ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të dielën ka theskuar se presidenti serb erdhi në Kosovë me retorikën e luftës, “kundër një të ardhmeje paqësore” dhe në pyetjen se si e sheh këtë vlerësim, Stefanoviq thotë se Veseli kishte probleme me dëgjimin apo përkthimin, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme