Trup pa celulit dhe të pasme perfekte, si na kanë mashtruar Betrix Ramosaj dhe Samanta Karavella

07:12 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Nuk ka rëndësi nëse jeni apo jo përdorues i rrjeteve sociale, kur bëhet fjalë për Instagramin, të gjithë gjejmë një mënyrë për të ‘’spiunuar’’ se çfarë bëhet në jetën e njerëzve që na interesojnë.

Në dallim nga statuset dhe postimet herë lodhëse të Facebook-ut, në Instagram gjërat janë shumë më të thjeshta pasi një foto vlen më shumë se 1000 fjalë. Kjo është edhe arsyeja pse është kthyer në rrjetin social më In të momentit për miliona njerëz në të gjithë botën, e sigurisht edhe në vendin tonë. Ai është gjithashtu një aleat i mirë marketingu për shumë personazhë të njohur të showbizit. Janë të shumtë djemtë dhe vajzat e njohura të ekranit dhe skenës, që ndajnë momentet e ndryshme të punës, përditshmërisë apo edhe pushimeve me mijëra ndjekësit e tyre çdo ditë.

Dhe duke qenë se jemi akoma nën petkun e verës, duhet ta pranojmë që Instagrami është mbipopulluar sivjet nga fotot në plazh, me trupa bombastikë që duket sikur janë të pikturuar, e në fakt Photoshop e bën këtë gjë, flokë të valëzuar dhe ngjyrë përfekte. Por jo çdo gjë që shkëlqen në Instagram është njëlloj edhe në jetën reale, sidomos për këngëtaret simpatike Beatrix Ramosaj dhe Samanta Karavella. Në fotografitë e postuara së fundmi nga ‘’Panorama’’ vajzat duken shumë larg formës perfekte në fotot e Instagramit, me pala barku dhe celulit ashtu si mijëra vajza në të gjithë botën. E dimë, e kanë tepruar pak si shumë me filtrat, por ne na pëlqejnë shumë edhe kështu.

BEATRIX RAMOSAJ – FOTO NË INSTAGRAM VS.FOTO PA FILTRA

SAMANTA KARAVELLA – FOTO NË INSTAGRAM VS.FOTO PA FILTRA

7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme