Google ADS

Urimi i veçantë i Realit për Modricin në ditëlindjen e 33-të

22:36 | 9 Shtator 2018
Arbresh.info

Luka Modric sot ka festuar ditëlindjen e 33-të.

Lojtari më i mirë në Evropë për sezonin që lamë pas e po ashtu më i miri në Kupën e Botës, ka festuar 33 vjetorin e lindjes.

Mes shumë urimeve nga miq e bashkëlojtarë, një urim të veçantë kapiteni kroat ka marrë edhe nga skuadra e tij, Real Madrid.

‘Los Blancos’ në rrjetet sociale i kanë uruar ditëlindjen mesfushorit të tyre, duke i bashkëngjitur edhe një video emocionuese për të.

Modric pas përfundimit të Kupës së Botës u përfol për një kalim në Serie A te Interi, por në fund vendosi t’i qëndrojë besnik Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme