Deputetja Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Europian dhe presidentin Hashim Thaçi rreth deklaratave të sotme për vizitën e Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Brukseli zyrtar kritikoi moslejimin e hyrjes së presidentit serb në Drenicë nga qytetarët ndërkohë nuk dënoi gjuhën që ai përdori gjatë vizitës në Kosovë, thotë Osmani.Sipas saj ngjashëm veproi edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“BE reagoi pse nuk u lejua në Drenicë i preferuari e i përkëdheluri i tyre, ish-ministri i propagandës së Milosevicit dhe sekretari i përgjithshëm i Sheshelit kur në Ballkan kryhej gjenocid. Këtij shqetësimi ju bashkua edhe miku i Aleksandrit, Hashimi. Por, siç u dëshmua sot në Drenicë, planet luftë-nxitëse e logjika e shekullit të 19-të e ndarjes në vija etnike e promovuar nga Vucic-Thaçi, mund të ndalet vetëm nga qytetarët”, shkruan Osmani në Facebook.
Sipas deputetes së LDK’së Vuçiq në Kosovës dëshmoi se Serbia vazhdon të preferojë jostabilitetin dhe tragjeditë njerëzore në tërë Ballkanin Perëndimor.
“Sot Vucici në Kosovë e quajti Milosevicin ‘lider të madh’, gjenocidin e Milosevicit ‘luftë të ndershme’, dhe shprehi krenarinë e tij me Dobrica Cosicin dhe ideologë të tjerë të politikave hegjemoniste serbe. Për më tepër, ai shprehu pretendime territoriale jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj shteteve të tjera në rajon. Fjalimi i tij sot paralajmëron kohëra jo të mira për Ballkanin Perëndimor; paralajmëron se Serbia vazhdon t’i preferojë jostabilitetin e tragjeditë njerëzore. Të gjitha këto të paketuara në një fjalim që aty-këtu përmendte paqen e pajtimin’, theksoi ajo.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...