Ministri Bytyqi jep një lajm të mirë për nxënësit me inteligjencë të lartë

20:47 | 9 Shtator 2018
A. B.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit me inteligjencë të lartë dhe për prindërit e tyre.

Ai ka bërë të ditur se dikasteri qeveritar që drejton ka ndarë 100 mijë euro për institutin ATOMI.

“Me kërkesën e MASHT, Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro buxhet për Institutin Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

“Ky Institut merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të lartë, prandaj besoj se përmes realizimit të këtij projekti, do të ndihmohet kjo kategori e fëmijëve, në mënyrë që të vijnë në shprehje talenti dhe shkathtësitë e tyre të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Të ngjashme