LG ka njoftuar që varianti 10.1 inç i tabletës G Pad II do të zbulohet këtë vit në eventin IFA, i cili do mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Berlin. Pajisja, që do të jetë në dispozicion në versionet LTE dhe Wi-Fi, do debutojë në dyqane në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi.
Tableta do të jetë e pajisur me procesor Snapdragon 800 SoC, ekran WUXGA me 1920 x 1200 piksela, shkruan arbresh.info. Tableta posedon gjithashtu 2GB RAM, 16GB hapësirë të integruar dhe bateri 7400mAh, që sipas kompanisë LG, kjo është më e madhja në klasin e saj.
Sa i përket kamerës, ky model do posedojë kamerë prapa 5 megapiksel dhe 2 megapiksel kamerë frontale. Po ashtu, tableta do të përdorë platformën nga gjiganti Google, Android 5.1.1 Lollipop./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...