Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli lidhur me vizitën e Vuçiq në Kosovë, duke thënë se presidenti serb “ka sjellë porosinë e paqes dhe jo retorikën e luftës”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë më herët sot se presidenti i Serbisë në Kosovë erdhi me retorikën e vjetër kundër një të ardhmeje paqësore.
“Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore. Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohemi edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Veseli.
Por, ministri Stefanoviq thotë se Veseli “ka pasur probleme me dëgjim ose me përkthim”.
“Pyes para se gjithash Kadri Veselin nëse ka problem me dëgjim ose kishte përkthyesin e keq, pasi nuk ekziston asnjë fjali e vetme e Vuçiqit gjatë qëndrimit në Kosovë, e cila mund të vlerësohet si një retorikë lufte”, tha Stefanoviq për Tanjug.
Ndryshe, Veseli në një postim në Facebook askund nuk ka përmendur fjalën “retorikë e luftës”, të cilës i referohen zyrtarët serbë nga Beogradi.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...