I pari i Prishtinës e krahason Vuçiqin me Hitlerin

19:55 | 9 Shtator 2018
A. B.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë dhe deklaratat e tij për ish presidentin e Serbisë, Slobodan Millosheviq.

Sipas tij, deklaratat e Vuçiqit në Kosovë janë të njëjta sikur të një politikani gjerman nëse do thoshte se Hitleri ka qenë politikan i mirë, por me rezultate të këqija.

“Imagjinoni një politikan gjerman disa vite pas Luftës se Dytë Botërore të thotë se Hitleri ka qenë politikan i mirë, por me rezultate të këqija. E pastaj të thotë se dëshiron pajtim me hebrenjtë. Këtë e bëri Vuqiqi sot. #kosova #serbia #normalizim”, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme