Dolën dhe thanë se presidentit të Serbisë nuk do t’i lejohet vizita në liqenin e Ujmanit.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë një ditë para takimit të delegacioneve në Bruksel se nëse Vuçiq vjen në Ujman “do ta gjejë si ai tjetri” duke aluduar në arrestimin e Marko Gjuriqit nga ana e Policisë në mars të këtij viti.Por Vuçiq erdhi në Kosovë dhe dha deklarata bombastike pikërisht nga liqeni i Ujmanit.
“Nëse e vendosim për mos me ardh, Vuqiçi nuk do të futet në Kosovë. Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur se sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtar! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marko Gjuriq)”, ka thënë kryetari i Kuvendit të mërkurën.
Sikurse Veseli edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli tha se Vuçiqit nuk i është dhënë leja për ta vizituar liqenin e Ujmanit.
“Ne kemi dërguar mesazhe presidentit të Serbisë se ai është i mirëseardhur në Kosovë, çdoherë kur të dojë mundet me ardhur në Kosovë, Kosova është e hapur, vend demokratik, ne jemi nikoqir të mirë dhe ai, është përgatitur dhe pritja për zotëri Vuçiq, por pritja vizita në Ujman pak na u ka dukur si e pakuptimit…Nuk dua të paragjykoj asgjë por nuk e shoh asnjë arsye që duhet të vizitohet në këtë fazë kur jemi në fazën e dialogut duhet të vizitohet Ujmani, nuk di çfarë arsye ka kur e dimë se nuk ka asn jë qendër urbanistike atje”, ka thënë Pacolli gjatë një deklarate në Bruksel.
Këto deklarata e kanë ndihmuar presidentin Vuçiq që ta luaj rolin e viktimës para shefes së BE-së, Federica Mogherini. Për këtë ai është ankuar te kjo e fundit. Situata ndryshoi në mbrëmje. Autoritetet në Prishtinë u zbrapsën dhe lejuan që Vuçiq të shkojë në Ujman. Por Vuçiqit nuk i eci mirë dita e dytë në Kosovë. Ai kishte planifikuar ta vizitonte fshatin Bajë të Skenderaj, por shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, së bashku me protestues tjerë bllokuan rrugët që të shkojnë në këtë fshat. Pas këtyre zhvillimeve kryeministri Ramush Haradinaj ka tërhequr lejen që MPJ i kishte dhënë atij për të shkuar në zonën e Drenicës.
Vuçiq nuk respektoi këtë vendim, u nis për atje por nuk u lejua nga Policia. Ai vazhdoi të shtiret viktimë edhe me fjalimin e tij që mbajti në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë, ku i ka kërkuar falje qytetarëve serbë që nuk kanë mundur të vijnë në këtë tubim. Sipas tij, tjerët i kanë bllokuar rrugët ndërsa premtoi se herën tjetër do të shkojë në Banjë të Skenderajt.
“U kërkoj falje serbëve të Kosovës që nuk kanë mundur të vijnë në këtë tubim, sepse disa njerëz të gjitha rrugët i bllokuan, dogjën goma, dru, gjuajtën nga armët, sigurisht që ta frikësojnë dikë, ata që jetojnë në atdheun e tyre dhe askujt s’i kanë marr asgjë”, ka thënë Vuçiq.
Pas këtij fjalimi Vuçiq është larguar nga Kosovë. Pas disa orësh të këtyre zhvillimeve ka folur edhe kryetari i Kuvendit, ai që ka deklaruar se nëse Vuçiq tenton ta vizitojë Ujmanin do të arrestohet. Pa përmendur protestën e drenicasëve Kadri Veseli, ka thënë se Vuçiq edhe me këtë vizitë dëshmoi se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Veseli tha se ai nuk ka ardhur për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por për të promovuar veten, si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore. Veseli ka sqaruar se lajmi i qëndrimit të Vuçiqit te liqeni i Ujmanit ka ardhur pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, por sipas tij, presidenti serb e keqpërdori edhe këtë leje, duke demonstruar mbi pendën e Ujmanit logjikën e hegjemonisë politike.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...