Pamela Anderson dhe kampioni i botës me Francën Adil Rami sipas TMZ janë ndarë ditët e fundit për shkak të refuzimit që aktorja i ka bërë propozimit të futbollistit për martesë.
Thuhet se menjëherë pas mbarimit të Botërorit të këtij viti, Rami i dhuroi të dashurës së tij një unazë Cartier duke i paraprirë një propozimi që do të vinte më vonë.
Me lidhjen që shkonte shumë mirë, gjëja normale që mendohej se mund të ndodhte midis tyre ishte kurorëzimi i lidhjes në martesë por Anderson duket se ka pasur ide të tjera.
E kështu kur ish lojtari i Milanit i ka kërkuar asaj të martohen ajo ka refuzuar duke i dhënë fund dhe angazhimit 1 vjeçar.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...