Trajneri i Ishujve Faroe, Lars Olsen, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën.
Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve do të jenë mysafir të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen që luhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 20:45.
Në konferencën për shtyp trajneri 54 vjeçar, ka vlerësuar lartë Kosovën, duke cekur se lojtarët e kësaj kombëtare luajnë në liga të forta evropiane.
Në pyetjen e favoritit në grupin 3, ai ka thënë se të gjitha ekipet kanë mundësitë e njëjta.
“Të gjitha ekipet janë të barabarta, ndryshimin këtu do ta bëjnë ndeshjet që luhen në shtëpi, të gjitha ekipet forcën më të madhe e kanë kur luajnë në shtëpi”, ka deklaruar Olsen.
Kosova dhe Ishujt Faroe janë në grupin 3 në Ligën D, së bashku me Azerbajxhanin dhe Maltën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...