Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në NISMA’n për Kosovën, Endrit Shala, ka reaguar pas akuzave të Nënkryetarit të AAK’së, Muharrem Nitaj, se zyrtarët e Partisë së Fatmir Limajt po hanë me nga dy lugë.
Këshilltari i Limajt ka thënë se vetëm Muharrem Nitaj s’po e di saktë se kush ha me dy lugë derisa një fakt të tillë e di e gjithë Kosova.
“Krejt Kosova e dinë, i madh e i vogël, e di kush hanë me dy lugë në Kosovë e veç z. Nitaj nuk po e di”, ka thënë Shala, për Express, të dielën.
Ky zyrtar i NISMA’s për Kosovën ka këshilluar Nënkryetarin e AAK’së të shkojë te Haradinaj dhe të informohet për qëndrimin e Fatmir Limajt dhe zyrtarëve tjerë të partisë.
Shala ka thënë se ish-gazetari i shndërruar në politikan s’merr vesh në çështje politike dhe është krejtësisht i painformuar.
“z. Nitaj, nuk merr vesh në këto çështje. Janë tema të rënda për te. Deputeti Nitaj po shihet se është krejtësisht i painformuar për zhvillimet politike sa i përket kësaj çështje. Deputeti Nitaj është mirë të konsultohet me Kryetarin e Partisë dhe besoj se nga z. Haradinaj informohet qartë për qëndrimet e NISMA’s”, ka shtuar Shala.
Ndryshe, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka lëshuar akuza në drejtim të NISMA’s për Kosovën dhe Fatmir Limajt, duke thënë se zyrtarët e kësaj partie po hanë me dy lugë.
E ka përmendur bashkëpunimin e Limajt me Thaçin si fakt se NISMA ka nisur ta konsiderojë partner Presidentin e Shtetit.
“Edhe disa nga këta zyrtarët e Nismës, kanë fillu të “hanë me dy lugë”! Edhe e akuzojnë rëndë Thaçin, edhe e kërkojnë partneritetin e tij!”, ka shkruar Nitaj, në një reagim në FB.
Këto komente deputeti i AAK’së i ka bërë duke folur për qëndrimet e partive në pushtet e opozitë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ka thënë se edhe LDK ka plot qëndrime të ndryshme për këtë temë, duke nisur nga Isa Mustafa e Lutfi Haziri./Express/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?