Google ADS

20 të lënduar në 3 aksidente në Skenderaj

15:48 | 9 Shtator 2018
V. S.

20 persona kanë mbetur të lënduar në 3 aksidente të ndara në komunën e Skenderajt

Në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, dje rreth orës 14:00 ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Në këtë rast, lëndime trupore kanë pësuar 10 persona në total, pesë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin  e Mitrovicës dhe rasti është duke u hetuar.

Edhe në rrugën ‘Skënderbeu’ në Skenderaj dje rreth orës 14:12 ka ndodhur një aksident tjetër trafiku mes dy automjeteve. Edhe këtu kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin  e Mitrovicës dhe rasti është duke u hetuar.

Kurse në fshatin Qubrel të Skenderajt, dje rreth orës 18:36, ngasësi gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Si pasojë, ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, raporton Polica./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme