Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ndalesën e Aleksander Vuçiqit në Drenicë thotë se kjo tregon ku përfundon fuqia e Kosovës dhe ku fillon e shtetit të tij. Ai thotë se Vuçiqin e kthyen prapa në Mitrovicë jo në Serbi dhe vizita e tij nuk është dashur të lejohet.
Ka përmenduar fjalimin e djeshëm të presidentit serb për resurset e Kosovës.
Postimi i plotë:
E kthyen Vuçiqin mbrapashtë – në Mitrovicë.
Ndalojnë vizitë, e lejojnë atë. E ndalojnë sërish – por tashmë veçse pjesërisht. Presidenti i një vendi armik pasi ka caktuar kufinj të rinj; pasi ka folur për resurset e Kosovës sikur ishin të tij; është ndaluar – në i thënshin ashtu – e është kthyer jo në Serbi por në Veri.
Ndalesa tregon se ku përfundon fuqia e Kosovës; ku nisë ajo e shtetit të tij. Me ose pa dije – më shumë me të dyja bashkë – liderët kosovarë caktuan kufirin e ri politik. Ja, thanë, s’mund të vijë kurrë në Drenicë; le të kthehet në Mitrovicë. Dhe na jepen si triumfalistë.
Çfarë disfate poshtruese para vetes e botës; para shtetit të vet. Vizita – në gjithë Kosovën – nuk është dashur të lejojet në rend të parë asnjëherë. Ka shkruaar Abdixhiku në facebook./arbresh.info/
Hamza nga Malisheva: Së bashku do të angazhohemi që Kosovën ...
Presidentja e Gjeorgjisë mesazh pro-evropian në mitingun e o...
Nënkoloneli Joseph Twigg merr Komandën Rajonale të KFOR-it n...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches
SPAK-u arreston ish – deputetin Jurgis Çyrbja
Banorët e Bregut të Diellit dhe Matit 1 përballen me mungesë...