Google ADS

Policia e Kosovës demanton deklarimet e Vulin: S’ka informacione për gjuajtje me armë në Drenicë

11:58 | 9 Shtator 2018
V. S.

Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se në zonën e Drenices, ka pasur kërcënime dhe të shtëna armësh nga veteranët e UÇK-së, në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një prononcim për klankosova.tv, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se nuk posedojnë informacione të tilla:

”Ndërsa lidhur me raportimet në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna  armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë, i cili referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar si të dyshuar”.

”Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni”, ka sqaruar Kelani.

Policia e Kosovës, sipas Kelanit është e gatshme do të zbatoj në përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës, në lidhje me vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq ne Kosovë./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme