Franca do të shpenzojë 3.6 miliard euro për rinovimin e satelitëve ushtarakë

11:45 | 9 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Franca do të investojë 3.6 miliardë euro për të rinovuar dhe përmirësuar satelitët ushtarakë për të mbrojtur rrjetin e saj nga spiunimi i mundshëm nga rivalët, tha ministri i mbrojtjes të dielën.

“Ne do të instalojmë kamerat e vëzhgimit në satelitët tanë kështu që ne do të dimë se kush po na afrohet”, tha ministrja e mbrojtjes Florence Parly në CNews.-përcjell arbresh.info

Franca vitin e kaluar zbuloi përpjekjet e Rusisë për të kapur transmetimet nga një satelit ushtarak i përdorur nga ushtritë e Francës dhe Italisë për komunikime të sigurta, tha Parly të premten.

Plani i investimeve franceze vjen javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi një plan për të krijuar një “Forcë Hapësinore”, një degë e re e ushtrisë amerikane deri në vitin 2020.

Parly tha gjithashtu se qeveria franceze po vlerësonte ndërtimin e një ose dy transportuesve të avionëve për të zëvendësuar atë ekzistues./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme