Spanja ka fituar me rezultatin 2-1 mbrëmë kundër Anglisë në Wembley në ndeshjen e zhvilluar për llogari të National League Cup.
Tifozët vendas nuk e kanë pritur mirë Serigo Ramosin duke e vërshëllyer për shkak të dëmtimit që i bëri vetëm disa muaj më parë, Mohamed Salah në finalen e Champions League.
Ramos ka folur më pas për këtë duke u shprehur se do dëshironte që të kishte një pritje tjetër dhe se ai pas asaj ndeshje kishte marrë edhe shumë kërcënime.
“Do të dëshiroja të merrja një pritje tjetër. Ata e mbajnë mend një veprim në finale, por askush nuk i mban mend kërcënimet me vdekje që familja ime dhe fëmijët e mi kemi marrë”, ka thënë Ramosi.
“Ne kemi filluar një epokë të re me një trajner që ka shumë përvojë dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar sesa me një fitore në Wembley”.
“Dështim mund të quhet vetëm atëherë kur skuadra nuk luan me shpirt, por sot ne dhamë gjithçka prej vetes dhe ky është minimumi që kërkohet nga një lojtar i Real Madridit dhe i Kombëtares së Spanjës”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...