Kampionati amerikan MLS është bërë mjaftë i pëlqyer viteve të fundit.
Investimet e mëdha në klube dhe stadiume kanë ngritur edhe cilësinë e këtij kampionati.
Shumë nga yjet e futbollit botëror kanë preferuar të shkojnë në fundin e karrierës në SHBA, si Didier Drogba, Steven Gerrard, Frank Lampard, David Villa, Andrea Pirlo e të tjerë.
Por një ditë në kampionatin amerikan dëshiron të shkojë edhe njërin nga futbollistët më të mirë aktualisht në Evropë, Antoine Griezmann.
Ai ka thënë se nëse David Beckham do ta kërkojë te klubi i tij do të shkoj.
“Nëse Beckham më kërkon në klubin e tij do të shkoj”, ka thënë Griezmann për L’Equipe.
“Unë do të shkoj një dit në MLS, por të shohim nëse në Miami apo në Los Angeles”.
“Janë dy qytete të bukura dhe më pëlqen jeta në Amerikë. Një dit do të luaj aty”, tha francezi.
Griezmann ka kontratë afatgjate me klubin spanjoll Atletico Madrid.
Reprezentuesi francez gjatë kësaj vere refuzoi kalimin te Barcelona duke i qëndruar besnik madrilenëve që me ta fitoi Ligën e Evropës dhe Superkupën evropiane./Telegrafi
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit