Gjetan Keta bën krenarë të gjithë shqiptarët. Nga arena e Dibrës së Madhe, boksieri shqiptar mposhti pas 5 raundeve kundërshtarin e tij boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU.
Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq.
Goditje fituese dhe të njëpashme në fytyrën e kundërshtarin ato të Gjetan Ketës i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.
Në fund të sfidës së transmetuar drejtpërdrejt në Supersport, Gjetan Keta u shfaq shumë i lumtur që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke fituar edhe në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa falënderoi fansa por edhe Digitalb-in për mbështetjen që i kanë dhënë.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje