Qytetarët e Skenderajt nesër mblidhen për të mos lejuar vizitën e Vuçiqit në Banjë

00:17 | 9 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Veriu.info ka raportuar sot se për nesër veprimtarët e Skenderajt po përgatisin protestë kundër shkuarjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë, vizitë të cilën ia ka lejuar Qeveria e Kosovës.

Kjo protestë tashmë është zyrtarizuar, pasi që asamblisti i Kuvendit të Komunës së Skenderajt, Ilir Ejupi, ka publikuar një postim ku i ka ftuar banorët e Skenderajt që të tubohen në shesh në ora 06:00 të mëngjesit, për t’i bllokuar të gjitha rrugë që çojnë në Banjë, raporton Veriu.info.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme