Maqedonia dhe Greqia kanë për obligim ndaj qytetarëve të vet krahas kësaj që janë fqinj, të jenë partnerë dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë. Ky është konkludimi i takimit midis ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe ministrit të Politikës Digjitale, Telekomunikimeve dhe Mediave në Qeverinë greke Nikos Papas.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, fokus kryesor në bisedën e të dy ministrave ka qenë sigurimi i të gjitha parakushteve të nevojshme për uljen e çmimeve për roaming midis të dy shteteve.
“Në takim me kolegun grek, ministrin Papas, i vazhduam bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes midis dy shteteve për uljen e çmimeve për roaming për qytetarët tanë. Si konkludim nga takimi me kënaqësi mund të them se gjatë shtatorit do të publikojmë edhe marrëveshje konkrete për fillimin e procesit për uljen e çmimeve për roaming”, thekson ministri Mançevski.
Marrëveshjen që e nënshkruan të sy qeveritë, sipas Menpevskit, i shmang pengesat për bashkëpunim të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën. Marrëveshja për roaming është vetëm fillim dhe bëhet fjalë për masë shumë konkrete nga e cila përfitim do të kenë të gjithë qytetarët.
Ministri Mançevski, i cili është për vizitë njëditore në Selanik, ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të 83-të Ndërkombëtar në Selanik, që sivjet është organizuar në bashkëpunim me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...