Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka kujtuar disa pjesë nga intervista e fundit e kryeministrit të vrarë të Serbisë në vitin 2002 të Zoran Djindijic lidhur me Kosovën.
Më poshtë postimi i plotë i Ahmetit:
Më poshtë janë disa pjesë nga intervista e fundit e Zoran Djindjic, kryeministrit të vrarë të Serbisë në vitin 2002 dhe pjesë nga strategjia e qeverisë serbe të atij viti.
“Kërkesa e parë konkrete në të cilin duhet të insistojmë është kthimi i kontigjentit të ushtrisë dhe policisë, që parashihet me rezolutën 1244. Duhet me kërku datën e saktë të kthimit. Shume ka pak gjasa që kjo të ndodhë por duke insistuar në këtë, krijojmë hapësirë për kërkesa tjera.
Kjo mund të këkrohet tani kur ashtu kalon afati i Korbizës Kushtetuese. Pasiqë rezoluta 1244 nuk po aplikohet si duhet, dhe pasi që me kornizën Kuhstetuese gjendja në Kosovë dhe Metohi nuk është përmirësuar, ne kemi te drejtë të kërkojmë mekanizma të reja për normalizimin e gjendjes.
Kjo kushtetueshmëri do të pasqyrohet ne një lloj federalizimi të Kosovës dhe Metohisë, me pranimin e entitetit serb si akter politik, i cili i ka institucionet e veta përmes së cilit do ti realizonte interesat e veta.
Në qoftë se Kosova dhe Metohia shkojnë drejt pavarësisë dhe ne nuk mund ta ndalim atëherë ne duhet të kërkojmë
1.Ndarje territoriale
2. Garancione efektive ndërkombëtare për serbet që mbesin në pjesën shqiptare dhe
3. Status special për objetket fetare dhe duhet
4. Të punohet intenzivisht në konceptin e vetëqeverisjes lokale (krijimkn e rrjeteve të asambleve komunale, bashkësive lokale dhe fahatrave
Deputetët serb në institucione duhet në mënyre energjike të flasin për dështimin e kornizes kushtetuese, për mosimplementimin e rezolutes 1244 dhe të kërkohen zgjidhje të reja në drejtim të konceptit tonë të federalizimit të Kosovës.
Duhet ti kthejmë disa anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe sa më shume qeveri perendimore. Duhet animuat mediumet me ndikim në përendim si Spiegel ne Gjermani, New York Times në ShBA, Washington Post etj.”
Pak a shumë kjo strategji është zbatuar në 20 vitet e fundit nga Serbia. Pra, nuk kemi nevojë të humbim shumë kohë për të kuptuar se çka ka bërë Serbia dhe çka dëshiron të bëjë.
Ajo ku ne duhet të humbim kohë është strategjia jonë si Kosovë e si spektër politik shqiptar. Deri më tani nuk kemi patur strategji afatgjatë shtetërore reale, përkundër ndërrimit të qeverive e politikanëve. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë shpejtë, strategjia e Serbisë do të zbatohet e plotë e pa pengesa nga ne.
Urgjentisht duhet të fillohet diskutimi mbi platformen e strategjinë me 2/3 e kuvendit e koncensus sa më të gjërë shoqëror. Pastaj duhet të mandatohet ekipi negociator që do ta zbatojë atë platformë po ashtu me 2/3.
Trajtimi ditor i kësaj çështje për përfitime elektorale do të na sjellë tek defunksionalizi i shtetit dhe zhbërja e punës që është bërë me dekada për të arritur këtu.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë