Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, po vazhdon ta promovojë idenë e tij për ndryshim të kufijve duke tentuar ta rikthejë Luginën. Në këtë ide është involvuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Të dy kryetarët nuk kanë folur asgjë për vizitën e Vucicit në Kosovë.
Haziri e Bahtiri kanë zhvilluar një takim me udhëheqësit e komunave të Kosovës Lindore, përderisa ka paralajmëruar që takimet e tilla do të shpeshtohen në të ardhmen.
“Në takimin koordinues me udhëheqësit e komunave të Kosovës Lindore dhe të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dolëm me qëndrimin e përbashkët se e drejta për bashkim me Kosovën t’u garantohet në parimin e reciprocitetit me tërësinë e komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi”, ka shkruar Haziri.
Haziri thotë se kufiri i vitit 1956 do të zgjidhte problemet Kosovë-Serbi.
Këto takime do të jenë edhe më të shpeshta për të ndërtuar një konsensus më të gjerë politik. Kufiri i vitit 1956 është kufiri i cili i zgjidh problemet e shqiptarëve të Kosovës dhe serbërve të Serbisë.
LDK është kundër idesë së Thaçit për shkëmbim të territoreve ndërsa Isa Mustafa është distancuar nga përkrahja e Lutfi Hazirit për ndryshim të kufijve. Mustafa ka thënë se qëndrimi i tij është individual dhe nuk ka të bëjë me atë të partisë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...