Asnjëra prej partive opozitare në Kosovë nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për vizitën e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.
Lidhja Demoratike e Kosovës, Lëvizja e Vetëvendosje dhe Partia Social Demokrate edhe përkundër faktit që kanë kaluar më shumë se dy orë që nga hyrja e Vucicit në Kosovë nuk e kanë lëshuar asnjë reagim.
Vucic ndërkohë ka mbajtur edhe një fjalim tek liqeni i Ujmanit, ku ka folur për çështjet aktuale madje edhe për idenë e ndryshimit të kufijve, por as për këtë asnjëra nga partitë opozitare nuk ka reaguar.
Ka reaguar ndërkohë kryeministri Haradinaj, nëse mund t’i themi reagim, i cili askund nuk e ka përmendur Vuçiqin.
“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë.
Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ka reaguar edhe presidenti Thaçi.
“Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet. Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB. Kjo marrëveshje sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH”.
Kujtojmë se partitë opozitare ishin shumë të zhurmshme kundër idesë së lëvizjeve të kufijve, për këtë kanë thirur edhe seancë të jashtëzakonshme, por sot janë të heshtura plotësisht edhe përkundër vizitës së Vucicit në Republikën e Kosovës
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...