Kryeministri i Suedis Stefan Lofven ka filluar ditën e fundit të fushatës zgjedhore duke paralajmëruar për ekstremizmin dhe fashizmin.
As socialdemokratët, të qendrës së majtë as partia kryesore e qendrës së djathtë nuk do të fitojnë shumicën.
Partia anti-emigrante Suedia Demokratike (SD) pritet të fitoj rreth 20% të votave, duke u bërë kështu partia e dyta më e madhja në parlament.
Lofven ka thënë se votimi i SD ishte shumë “i rrezikshëm” dhe “joproduktiv”.
Ai tha se ishte “si përpjekja për të shuar zjarrin me alkool”, sipas faqes së lajmeve Omni.
Emigracioni ka qenë në qendër të problemeve gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Nacionalistët SD kanë dyfishuar ulëset e tyre në zgjedhjet e vitit 2014 dhe pritet të i dyfishojnë ato edhe gjatë votimit edhe njëherë të dielën.
Të premten, kreu i partisë SD, Jimmie Akesson, ka pranuar një letër kërcënuese nëse nuk tërhiqet nga zgjedhjet. Thuhet se në letër ka qenë flamuri i Shtetit Islamik. Këtë çështje janë duke e hetuar shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës së Suedisë./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua