Google ADS

KFOR-i s’shihet te Ujmani, Vuçiqi pritet me flamur gjigant

14:52 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Një flamur gjigant i shtetit të Serbisë është vendosur për të nderuar të parin e këtij shteti, Aleksandar Vuçiq.

Flamuri është vendosur në digën e liqenit të Ujmanit, të cilën Vuçiq po e viziton pasi i është dhënë leja nga autoritetet në Kosovë, raporton Arbresh.info.

Për ta pritur Vuçiqin aty kanë dalë punëtorët hidrocentralit të Ujmanit.

Qindra policë të Kosovës po kujdesen për sigurinë e presidentit serb, derisa nuk janë parë pjesëtarët e KFOR-it, të cilët deri vonë kanë ruajtur në këtë pjesë të territorit të Kosovës./Arbesh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme