Përleshen me grushte Cardi B dhe Nicki Minaj

14:24 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Nicky Minaj dhe Cardi B janë përfshirë në një zënkë të premten mbrëmë në ndejën e Javës së Modës në Nju Jork, duke e lënë këtë të fundit me një shenjë në kokë.

Cardi B raportohet të ketë gjuajtur me këpucë Minajin, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një burimi, Minaj ishte duke biseduar me dikë kur Cardi B tentoi ta sulmojë, por intervenuan rojet e Minajit.

Pas kësaj zënke, Cardi B është parë duke dalë nga ndeja me një hematomë në kokë, ajo ishte e zbathur.

Ajo dhe Minaj janë rivale repi, qëkur Cardi B arriti sukses të jashtëzakonshëm vitin e shkuar.

Në një postim në Instagram, Cardi B nuk përmendi Nickin, por aludoi në një përleshje dhe tha se u shkaktua për shkak se aftësitë e saj si nënë po dëmtoheshin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme