Mitet dhe faktet për depresionin e pleqërisë.
Është e rëndësishme të dimë se depresioni mund të ndodh në çdo moshë, por popullsia e moshuar, individë të moshave 65 vjeç e lart, përballen me keqinterpretime që dërgojnë në çështje shqetësuese.
Ndërkohë që Gerontologjia (Studimi i procesit të plakjes te qeniet njerëzore), ka sjellë njohuri për nevojat fizike, emocionale dhe sociale të kësaj populate, pak është ndërmarrë për të trajnuar specialistë mjekësorë për të moshuarit.
Në fakt, 97% e studentëve të shkollave mjekësore nuk kanë trajnime në Geriatri dhe shkalla e mjekëve që diplomojnë me diplomë Geriatrike është më e ulët se dhjetë vite më parë. Edhe Psikologjia Geriatrike apo Geropsikologjia (Specializimi që fokusohet në shëndetin mendor të të moshuarve), nuk po fiton ndonjë lloj tërheqjeje të nevojshme për të ndihmuar ata që jetojnë në vitet e tyre të arta. Mësoni, lexoni dhe edukoni veten rreth procesit të plakjes dhe asaj që duhet për t’u “moshuar” mirë. Kuptoni se çrregullimi mendor mund të godasë në çdo moshë, madje dhe në moshë të shtyer edhe nëse nuk keni hasur ndonjë vështirësi më parë.
Kur është fjala për ta kuptuar depresionin në jetën e mëvonshme është e rëndësishme t’i njihni mitet që e rrethojnë këtë çrregullim serioz, por të shërueshëm. Këtu janë disa prej tyre:
Mit: Depresioni është pjesë normale e procesit të plakjes.
Fakt: Përjetimi i depresionit nuk është pjesë e procesit të plakjes. Depresioni në jetën e mëvonshme është një kategori e depresionit, që ndodh pas moshës 65 vjeç. Ai mund të godasë si rezultat i stresorëve të jetës ose problemeve mjekësore vaskulare. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi i menjëhershëm mund të sjellin rikuperim. Rreth 2 milionë të rritur përjetojnë një fazë depresive në fillimin e viteve të tyre të pleqërisë.
Mit: Medikamentet janë trajtimi më i mirë për depresionin në jetën e mëvonshme, sepse të moshuarit kanë krijuar tashmë këtë lloj jetese dhe do të përftonin më pak nga psikoterapia.
Fakt: Hulumtimet tregojnë se të dyja, psikoterapia dhe medikamentet rekomandohen për trajtimin e depresionit në jetën e mëvonshme. Medikamentet kërkojnë menaxhim të veçantë, pasi që metabolizmi i të moshuarve bëhet i ndjeshëm. Psikoterapia shpesh merr një lloj trajtimi më të shkurtër, me qëllim që të ndihmojë të moshuarit të menaxhojnë depresionin e tyre dhe të tejkalojnë vështirësitë (National Association of Chronic Disease Directors, 2008).
Mit: Të moshuarit e përshkruajnë depresionin më mirë se të rinjtë, duke pasur parasysh përvojën dhe moshën e tyre.
Fakt: Megjithëse të moshuarit kanë pasur mjaft përvoja gjatë udhëtimit të tyre të jetës, përvoja e depresionit shpesh mungon. Të moshuarit shpesh raportojnë më shumë ankesa fizike (dhembje, lodhje, pagjumësi, vështirësi përqëndrimi dhe nervozizëm) sesa ato psikologjike (mungesa e shpresës, trishtimi, dëshpërimi, mendimet negative dhe pavlefshmëria). Meqë shumë njerëz besojnë gabimisht se këto dhembje fizike janë pjesë e procesit të plakjes, shumë të moshuar nuk arrijnë ta marrin diagnozën e saktë të depresionit./revista psika
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...