Google ADS

Mediat serbe: Gazivoda, pika më e fortë serbe në Kosovë

12:52 | 8 Shtator 2018
M. A.

Termocentrali në Gazivodë, është pika më e diskutueshme e vizitës së sotme nga presidenti Aleksandar Vuçiç, për të cilin autoritetet e Prishtinës kanë lëshuar leje vizite.

Kjo ka ndodhur me ndërhyrjen e BE-së dhe SHBA-ve, shkruan media serbe Tanjug, transmeton portali arbresh.info

Tanjug, media e qeverisë serbe thotë se kjo pikë strategjike është me rëndësi të madhe për mbijetesën dhe ardhmërinë e serbëve në Kosovë.

Mbi presionin e BE-së rreth vizitës së Presidentit serb, Tanjug citon edhe Ministrin e Jashtëm e Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili gjatë natës së mbrëmshme ka theksuar se “vizita është lejuar pas presionit të BE-së”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme