Ku jetojnë super të pasurit?

11:50 | 8 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Qyteti që ka më shumë të pasur në botë nuk është më Nju Jorku. Ai që njihet ndryshe si “Big Apple”, apo “Molla e madhe”, i është dashur t’ia dorëzojë fronin Hong Kongut, destinacioni i ri i miliarderëve.

Vitin e kaluar, numri i individëve me llogari marramendëse bankare që preferojnë qendrën financiare aziatike është trefishuar, duke mbërritur në 10 mijë.

Nju Jorku e mbante të bllokuar kreun e listës që prej vitit 2011, por tani i duhet të dorëzohet. Personat e klasifikuar si super të pasur janë ata që vlejnë 30 milionë dollarë e lart. Besohet se ky ndryshim i rëndësishëm preferencash ka ardhur si pasojë e “boom”-it që po përjeton tregu i aksioneve në Hong Kong dhe lidhjet e tij financiare me ekonominë e fuqishme kineze.

Rritja e shpejtë e kësaj të fundit ka tërhequr një numër të madh të pasurish në rajon. Por, vet qytetet kineze nuk kanë mundur të bëhen pjesë e renditjes së zonave që preferohen më shumë nga miliarderët, e shpjegimi për këtë është i thjeshtë: pasuria kineze nuk është e përqendruar në rajone të veçanta, por është e shpërndarë në të gjithë vendin.

Renditja e 10 kryeqendrave botërore me më shumë të pasur:

Hong Kong

Nju Jork

Tokio

Los Angeles

Paris

Londër

Chicago

San Francisco

Washington DC

Osaka

Në tërësi, sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten shteti më i preferuar nga super të pasurit dhe janë shtëpi e gati një të tretës së më të kamurve të globit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme