Zbulohen tunele sekrete në trurin e njeriut

01:33 | 8 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Deri më tani besohej se kur prodhohej një inflamacion në tru (i shkaktuar nga një iktus ose nga një meningit, apo edhe nga ndonjë lloj tjetër infeksioni) qelizat e sistemit imunitar mbërrinin aty nga palca e kockave të tibias ose të krahut si dhe duke ndjekur rrjedhën e gjakut.

Tani një studim i realizuar nga ekipi i “Massachusetts General Hospital” ka zbuluar ekzistencën e tuneleve sekrete që lidhin palcën kockore të kafkës me indin cerebral. Zbulimi u realizua falë eksperimenteve me minjtë, tek të cilët shkencëtarët vunë re një lloj qelizash imune të quajtura neutrofile, të cilat ishin të parat që mbërrinin aty ku ishte dëmi.

Shkencëtarët shenjuan me lëng fluorishent neutrofilet e prodhuara nga tibia dhe nga kafka dhe observuan që në rastin e një aksidenti iskemik në tru, ato që i përgjigjeshin inflamacionit ishin prodhuar nga kafka.

Një observim më i detajuar i shtresës së brendshme të kafkës që ndan palcën nga meningjet u lejoi zbulimin e ekzistencës së disa kanaleve plotësisht të panjohur deri më sot që lidhnin kockën me indin cerebral, përmes të cilëve udhëtojnë neutrofilet, madje në kahun kundër rrjedhës së gjakut. / bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme