Ish-ndihmësi i fushatës së Donald Trump, George Papadopoulos, është dënuar me 14 ditë burg në lidhje me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Papadopoulos u deklarua fajtor në tetor, pasi u vërtetua se kishte gënjyer agjentët e FBI-së. Mueller kishte kërkuar 6 muaj burg për të. Sipas memorandumit të Mueller për gjyqtarin, Papadopoulos gënjeu për kontaktet e tij me njerëz që pretendonin se kishin lidhje me zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë takimin e tij me një profesor.
“Krimi i të pandehurit ishte serioz dhe shkaktoi dëme në hetimin e qeverisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, thuhej në memorandumin e dorëzuar nga Mueller.
“I pandehuri gënjeu për të fshehur kontaktet e tij me rusët dhe ndërmjetësit rusë gjatë fushatës dhe bëri deklaratat e tij të rreme ndaj hetuesve më 27 janar 2017, në fillim të hetimit, kur vendimet kryesore hetimore, duke përfshirë atë për intervistë dhe kur, ishin duke u marrë”, tha Mueller.
Netanyahu: Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm
Osasuna fiton me ‘poker’ golash ndaj Barcelonës – humbja e p...
Agron Nuredini – Kandidati me origjinë shqiptare për z...
Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arre...
Analistët: S’pritet progres në dialog
Volkswagen lëshon “paralajmërimin e dytë rreth fitimit” në t...